Hamza: Qëndroj pas çdo premtimi – Pensionistët do të kenë pensione më të mira në vitin 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka falënderuar Profesorin Xhafer për fjalët e tij përzemërta, duke theksuar se gjithmonë ka qëndruar pas çdo premtimi të tij.
Hamza ka shprehur besimin se vitin 2025 do të sjellë përmirësime të konsiderueshme për ata që janë në pension, duke përmendur rritjen e mundshme të pensioneve.
Ai gjithashtu ka theksuar angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, duke shtuar se “Kosova mundet më mirë!”