Mesazhi i Griezmann pas ndeshjes me Realin u bë hit: Fëmijë, shkoni nesër në shkollë…
Mbrëmë Atletico Madrid dhe Real Madrid luajtën derbin e xhiros së gjashtë të Primera në Civitas Metropolitano dhe vendasit fituan 3:1 dhe kështu i shkaktuan Realit humbjen e parë sezonale.
Alvaro Morata (4 dhe 46) dhe Antoine Griezmann shënuan për Atleticon, kurse Toni Kroos shënoi për Realin në minutën e 35-të, transmeton Demokracia.
Në dhomën e zhveshjes së Atletico-s ka pasur gëzim pasi kanë mposhtur rivalin e qytetit dhe golashënuesi i golit të dytë, Antoine Griezmann, ka bërë një deklaratë para kamerës që është bërë hit.
“Fëmijë, nga nesër shkoni në shkollë me fanellat e Atletico-s”, tha francezi, duke aluduar se ata janë shefat në Madrid.
Me këtë humbje Reali ra në vendin e tretë pas Barcelonës dhe Gironas, ndërsa Atletico është i pesti.