Kurti: Lutjet e popullit të Kosovës janë me popullin e Gjermanisë

Kurti: Lutjet e popullit të Kosovës janë me popullin e Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e prekur nga sulmi tragjik në Magdeburg.

Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se mendimet dhe lutjet e popullit të Kosovës janë me popullin e Gjermanisë gjatë kësaj periudhe të dhimbshme.

“Ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin e Gjermanisë gjatë këtij momenti të dhimbshëm. Populli i Kosovës qëndron në solidaritet me ju,” ka shkruar Kryeministri Kurti.

Share This