Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas mesdite. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pothuajse të gjithë territorin.

Nga orët e mëngjesit deri në mesditë parashikohet reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në Alpe dhe relievet malore mbi 800-1000 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, ndërsa në lindje dhe jug mbi 1000-1200metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi 10- 19m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/13 Re shi diell
Kukës -2/6 Re shi/borë diell
Lezhë 4/12 Re shi diell
Dibër 1/6 Re shi/borë diell
Durrës 6/13 Re shi diell
Tiranë 5/14 Re shi diell
Elbasan 3/13 Re shi diell
Berat 3/14 Re shi diell
Vlorë 5/14 Re shi diell
Korçë -1/5 Re shi/borë diell
Gjirokastër 0/12 Re shi diell
Sarandë 6/15 Re shi diell
Share This