Ademi: S`ka vend tjetër që për tetë vite të ngritet në stadin tonë

Ademi: S`ka vend tjetër që për tetë vite të ngritet në stadin tonë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se nuk ka vend tjetër sikur Kosova që për tetë vite të antarësisë në FIFA e UEFA të ketë rritje më të madhe. 

“Nuk ka asnjë federatë tjetër që për tetë vite ka mundur të ngrihet në stadin që jemi ngritur ne. Për këtë gjë duhet falënderuar të gjithë ata që kanë qenë afër futbollit, për të arritur rezultate sa më të mira”, ka thënë Ademi, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sukses.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje rëndësinë e infrastrukturës dhe të investimeve në futboll. “Në këtë fazë zhvillimi, çdo 45 ditë e bëjmë nga një fushë futbolli çdokund në Kosovë. Djemtë tanë janë në klubet më prestigjioze në Evropë, prandaj Kosova e ka të ardhmen e vet”, ka thënë Ademi.

Share This