Shitet për 5 milionë dollarë tableti më i vjetër

Shitet për 5 milionë dollarë tableti më i vjetër

Shtëpia e ankandeve Sotheby`s në Nju-Jork ka njoftuar se e ka shitur tabletin më të vjetër, me gdhendjet e 10 urdhëresave biblike.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të ankandeve në botë, Sotheby’s , New York-ut, ka njoftuar se ka arritur ta shesë tabletën më të vjetër, në të cilën gjeden  10 urdhëresat biblike, për një shumë prej 5 milionë dollarësh.

Kjo tabletë e rrallë, e cila besohet të daton mes shekullit të katërt dhe të gjashtë, u zbulua në vitin 1913 në bregun jugor të Izraelit dhe besohet të jetë i vetmi artefakt i tillë nga koha e antikitetit, i cili është i paprekur.

Sotheby’s nuk e publikoi identitetin e pronarit të ri, por tha se ai u ble nga një person privat, raporton rtk.

Share This