Shpërthimi i Lukakut Torino-Roma: Më kanë fyer
Lukaku po e shpërblen Romën me gola dhe ndaj Torinos konfirmoi formën e tij të mirë, duke shënuar golin e tretë radhazi në tri ndeshjet sezonale mes Serie A dhe Europa League.
Në rrjetet sociale, pas barazimit 1-1 me Torinon, ai kërkoi të hiqtë disa guraleca nga këpucët duke bërë një postim në rrjetet sociale, i cili binte në sy.
“Ata më kanë fyer. Kjo është e vërteta e ndyrë”. Këto janë fjalët që Big Rom i ka besuar Instagramit duke ndarë një citim të reperit francez Niska nga kënga ‘Bâtiment’.
Për të shoqëruar mesazhin polemizues, Lukaku shtoi emoticonë dhe një flluskë të zhytur në mendime.