Behrami nxjerr një intervistë të Thaçit që ishte realizuar në vitin 1999: Kemi luftuar për lirinë
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka rikujtuar një intervistë të Thaçin për gazetën gjermane “Stuttgarter Zeitung”, e cila ishte realizuar në vitin 1999.
Ai në “Facebook” ka nxjerr titullin e kësaj interviste.
Aty Thaçi kishte thënë se ka luftuar për liri të Kosovës.
“Mirëmëngjesi! me një intervistë të presidentit, Hashim Thaçi, e datës 23.07.1999, dhënë gazetës gjermane, ‘Stuttgarter Zeitung’, me titullin ‘Ne kemi luftuar për liri’. ‘Kemi luftuar për lirinë, demokracinë dhe për një shtet të pavarur, që tani duhet ta ndërtojmë’. Hashim Thaçi, 1999”, ka shkruar Behrami.