Leao: Jam gati të bëj gjëra të mëdha
Shënoi si kapiten për tri pikë ndaj Veronës pas një mbrëmje të vështirë në Champions League kundër Neëcastle.
Fillimi i sezonit të Rafa Leaos, me numrin 10 mbi supet e tij, tashmë është një slitë, por portugezi sheh gjëra të mëdha në të ardhmen e tij: “Milani është në rrugën e duhur dhe objektivi i klubit duhet të jetë të vazhdojë të rritet. Së shpejti Milani do fitoj sërish Champions League, jam i sigurt për këtë”.
Një objektiv ambicioz për portugezin që iu bashkua ngjyrave kuqezi në verë duke nënshkruar një rinovim kontrate pas muajsh negociatash rraskapitëse: “Të fitojmë sërish atë kupë është synimi ynë, por unë flas për veten time që jam i ri dhe dua të fitoj gjëra të mëdha. – tha ai për GQ Portugal – Champions League është ëndrra e të gjithëve dhe vitin e kaluar ne u afruam, edhe nëse Interi ishte qartësisht superior, sepse ata janë një ekip shumë i kompletuar në fushë dhe në bankinë”.
Milani i Piolit mbetet një skuadër shumë e re edhe pse dukshëm është rritur me kalimin e viteve: “Ne kemi tashmë më shumë se 50 ndeshje në Serie A dhe më shumë se 20 në Champions, tani kemi një përvojë të caktuar – vazhdoi Leao -. Ne duhet të aplikojmë freskinë tonë në fushë për të arritur objektivat”.
“Unë kam rinovuar tani, dua të bëj gjëra të mëdha në 2-3 vjet te Milani”. Së fundi për Arabinë: “Unë nuk kam arritur ende rezultate të mëdha për të qenë në gjendje të mendoj për largimin në një kampionat të tillë. Për mua, një Champions League vlen më shumë se një pagë shumë e lartë”.