Ballkani-Dinamo Zagreb, nis shitja e biletave e supersfidës evropiane

Ballkani-Dinamo Zagreb, nis shitja e biletave e supersfidës evropiane

Biletat për ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb tashmë janë në shitje, ka njoftuar kampioni kosovar.

Ndeshja është e turit të dytë në Conference League dhe do të zhvillohet më 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Super ndeshja evropiane po afron! Biletat për takimin ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit, tashmë janë në shitje. Mos harroni, nuk do të ketë shitje në forma fizike, por vetëm online. Për ndeshjen e dytë të grupit C në UEFA Conference League, çmimet e biletave janë këto: Për tribinat Veri dhe Jug 3 euro, atë të Lindjes 5 euro, në Perëndim 10 euro. Ndërkaq çmimi për VIP bileten është 50 euro (ku përfshihet edhe katering). Përballja e dy kampionëve, nga Kosova e Kroacia, zhvillohet më 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 18:45.

Mos harroni, një person mund të blejë deri në katër bileta. Pasi ta siguroni atë, patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4 dhe me kualitet të lartë”, ka shkruar klubi suharekas. “Eja dhe mbështete rrugëtimin evropian të Ballkanit, mbështete kampionin e Republikës”.

Sipas njoftimit biletat mund të sigurohen përmes platformës online:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Share This