Real Madrid i zemëruar me gjyqtarin për ndarjen e drejtësisë ndaj Atleticos
Real Madrid përmes televizionit “RMTV”, kanë shprehur pakënaqësi me paraqitjen e gjyqtarit Alberola Rojas, ku sipas tyre kishte ndikim në humbjen 3:1 nga Atletico.
Sipas klubit, gjyqtari ka bërë tre gabime të mëdha që ndikuan se “Los Rijoblancos” të arkëtojnë pikët e plota në “Wanda Metripoliano”.
Fillimisht, ishte një faull te Jude Bellingham në aksionin që Atletico Madrid shënoi golin e parë të ndeshjes, pastaj ajo ndërhyrja e rëndë e Jose Marias që s’u ndëshkua mekarton të kuq dhe një prekje e topit me dorë e Mario Hermosos që nuk u akordua.
Goli hapës i Alvaro Moratas ndikoi të nisin reagimet e para, ku u tha: “Ishte një gol që nuk duhej numëruar. Goli nuk u shikua nga VAR-i. Ishte një faull para golit në favor të Real Madridit”.
“Është turpëruese që nuk u fishkëllua edhe pa ndihmën e VAR-it. Ai aksion duhej rishikuar pasi golit i parapriu një faull shumë i qartë. Është shumë e qartë. Duhet të përmbyset sepse është një lojë vendimtare. Cuadra Fernandez (në VAR) duhet t’i kishte thënë Alberolas se loja duhej rishikuar. Kështu erdhi goli i parë i Atletit, i cili kushtëzoi lojën”.
“Gjyqtari Alberola Rojas ishte i tmerrshëm. Paraqitja e tij ishte vendimtare dhe e ndryshoi ndeshjen. Real Madrid duhet të shkonte në pjesën e parë me rezultat 2:2 dhe Atletico Madrid të ishte me një lojtar më pak”.
Te goli i anuluar i Camavingas: “Më pas, një pozitë jashtë loje inekzistente ndaj Rudigerit, i cili nuk ndërhyn në lojë, çoi në një gol të anuluar nga Camavinga pak para pushimit. Një tjetër gabim i qartë i Alberolas që dëmton të njëjtin ekip”.
Pastaj erdhi një referencë drejt Barcelonës: “Kur e mësuam kush ishte gjyqtari, e dinim se çfarë do të ndodhte. Janë duke bërë të njëjtat gabime te Real Madrid. Gjyqtari, le të kujtojmë se është një ndër ata që punësoi Enriquez Negreira”.
“Pavarësisht se gjyqtari ka folur për korrupsion sistemik, këta gjyqtarë vazhdojnë të punojnë. Ai nuk ka nivel për të gjykuar as ndeshje rajonale. Megjithatë, ai vazhdon të përshkallëzohet gabim pas gabimi”.
Ankesat vazhduan edhe te ndërhyrja e rëndë e Jose Gimenez: “Atletico duhej të mbetej me 10 lojtarë. Ishte një ndërhyrje e rëndë nga Gimenez. Ishte karton i kuq, ku përkundrazi doli të jetë i verdhë”.
“Çfarë duhet të bëj më shumë Gimenez që të largohej? Ai mund ta dërgonte Rodrygon për pjesën e mbetur të sezonit. Ishte mbrojtësi i fundit. Të gjitha faktorët ishin për karton të kuq. Gimenez duhej ndëshkuar. Është shumë serioze edhe që VAR-i nuk ndërhyri sërish”, këto ishin vetëm disa nga deklaratat raporton “Sport”, transmeton nacionale.
Ndërkohë, për Real Madridin kjo ishte humbja e parë e sezonit, ku tani renditen në pozitën e tretë në tabelë më 15 pikë, një më pak se dy liderët Barcelona dhe Girona.