Komuna e Deçanit nesër para qytetarëve prezanton punët dhe projektet e realizuara për vitin 2024

Komuna e Deçanit nesër para qytetarëve prezanton punët dhe projektet e realizuara për vitin 2024

Komuna e Deçanit nesër do të mbajë takimin e dytë publik për vitin që është në ikje, raporton Rekordi.net.

Kjo komunë, e cila konsiderohet si një nga komunat me produktive për vitin 2024, përmes një njoftimi, ka njoftuar qytetarët e Deçanit se në takimin e nesërme do të preznatojë punët dhe projektet e realizuara për vitin 2024.

“Të dashur qytetarë, nesër do të mbahet takimi i dytë publik për këtë vit, ku do të prezantojmë punët dhe projektet e realizuara gjatë vitit 2024”, thuhet në njoftimin e Komunës së Deçanit.

Sipas këtij njoftimi, takimi me qytetarët do të mbahet në Kuvendin Komunal të Deçanit nga ora 11:00. /Rekordi.net/

Share This