Paralajmërimi i Trump mbi rritjen e tarifave, Kanadaja shpall rregullat e reja kufitare

Paralajmërimi i Trump mbi rritjen e tarifave, Kanadaja shpall rregullat e reja kufitare

Pas paralajmërimit të bërë nga Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump mbi tarifat e reja për Kanadanë, kjo e fundit ka vendosur rregulla të reja kufitare.

Në këtë kuadër, Kanadaja vendosi mbikëqyrjen e përforcuar kufitare dhe një “forcë goditëse” të përbashkët për të synuar krimin e organizuar transnacional.

Duke shpallur detaje të planit, Ministri i Financave dhe Çështjeve ndërqeveritare të Kanadasë tha se qeveria federale do t’i kushtonte 1.3 miliardë dollarë kanadezë për planin.

Masat “do të sigurojnë kufirin tonë kundër fluksit të drogave të paligjshme dhe migrimit të parregullt, ndërsa sigurojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave që janë në thelb të prosperitetit të Amerikës së Veriut”, tha të martën ministri Dominic LeBlanc.

Pesë shtyllat e planit mbulojnë ndërprerjen e tregtisë së fentanilit, mjetet e reja për zbatimin e ligjit, koordinimin e zgjeruar me zbatimin e ligjit në SHBA, rritjen e shkëmbimit të informacionit dhe kufizimin e trafikut në kufi.

Ato përfshijnë një task forcë të propozuar të mbikëqyrjes ajrore, duke përfshirë helikopterët, dronët dhe kullat e vëzhgimit të lëvizshëm midis porteve të hyrjes.

Qeveria po i jep gjithashtu fonde Agjencisë së Shërbimit Kufitar të Kanadasë për të trajnuar ekipet e reja të qenve për të gjetur drogë të paligjshme dhe mjete të reja zbulimi për portet e hyrjes me rrezik të lartë.

Ky vendim, vjen pas paralajmërimit të Trump për të vendosur një tarifë 25% për mallrat kanadeze nëse vendi nuk siguron kufirin e tij të përbashkët ndaj fluksit të emigrantëve të parregullt dhe drogave të paligjshme.

Ekonomistët thonë se tarifa të tilla mund të godasin ekonominë e Kanadasë. /rtsh/

Share This