Bajrami kritikon qeverinë Kurti: 12 miliardë euro të shpenzuara për katër vjet, zero rezultate

Bajrami kritikon qeverinë Kurti: 12 miliardë euro të shpenzuara për katër vjet, zero rezultate

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë Kurti.

Bajrami ka thënë se kjo qeveri ka shpenzuar 12 miliardë euro për katër vjet qeverisje, por pa ndonjë rezultat.

“Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, ZERO rezultate. Sondazhet e porositura edhe mund të ju nxjerrin ‘fitues’ siç ju nxjerrin një natë para zgjedhjeve lokale, por qytetarët e vendit e kanë jetuar të vërtetën, atë nuk e ndryshon asnjë sondazh. Sot pyetjet e qytetarëve dhe jo vetëm të atyre që ju mbështetën me 14 shkurt të vitit 2021, por edhe të të gjithë të tjerëve që paguajnë tatime e taksa në buxhetin e Republikës së Kosovës janë se çka ndodhi me premtimet dhe zotimet e juaja mbi bazën e të cilave ju fituat votat në zgjedhjet e kaluara?”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Share This