Kane pas het-trikut të parë me Bayernin: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola
Bayern Munchen e shkaktoi Bochumin duke e mposhtur me rezultatin e thellë 7-0.
Protagonist kryesor në këtë sfidë ishte sulmuesi Harry Kane, autor i një “tripletë”.
“Bomberi” anglez është përshtatur shpejt me ekipin e tij të ri teksa ka shënuar 7 gola në Bundesligë, golashënuesi i dytë më i mirë, ndërsa ka shënuar dhe 1 gol në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.
“Jam i lumtur që mund të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave. Skuadrën po e njoh gjithnjë e më mirë, ndihem realisht i lumtur. Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola në të ardhmen”, ka thënë Kane.