Urimi i Maldinit: Askush s’mund të fshijë lidhjen mes familjes sonë dhe Milanit

Urimi i Maldinit: Askush s’mund të fshijë lidhjen mes familjes sonë dhe Milanit

Mungesa e tij në festën e 125-vjetorit të Milanit në “San Siro” para ndeshjes kundër Genoas shkaktoi shumë zhurmë.

Paolo Maldini heshti deri në fund, por i dërgoi urimet më të mira klubit kuqezi përmes rrjeteve sociale.

“Gëzuar ditëlindjen AC Milan! Shumë urime për 125 vitet e tua! Askush nuk do të jetë në gjendje të gërvishtë lidhjen e klubit me familjen Maldini, historia është kujtim”, shkruan ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve.

Duke nxjerrë në pah hidhërimin dhe mërzinë ndaj pronësisë aktuale, me të cilën ai punoi për një vit dhe që e shkarkoi me një deklaratë të ftohtë në qershor 2023.

Maignan, Theo Hernandez, Leao, Calabria dhe ishi-Tonali kanë komentuar postin me nga një zemër.

Share This