Gjilani fiton derbin, Nikli ’74 mposht Prishtinën, kjo është tabela
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani e ka mposhtur Dritën, me rezultat 1-0, të dielën në Gjilan, në kryendeshjen e kësaj fundjavë në elitën e futbollit tonë.
Derbi mes dy skuadrave gjilanase, ka dhuruar një sfidë interesante, me disa raste nga të dy skuadrat, megjithëse u shënua vetëm një gol.
Ishte mbrojtësi Armend Thaqi, i cili në minutën e 86-të shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje të fitores për Gjilanin, e cila tani 21 pikë në mesin e tabelës, derisa Drita mbetet në krye të tabelës me 37 sosh.
Tri pikë tejet të rëndësishme i ka arkëtuar edhe Feronikeli ’74, e cila në ‘Rexhep Rexhepi’ mundi Prishtinën me rezultat 1-0.
Skuadra nga Drenasi, duket se tashmë ka gjetur formën duke marrë një fitore të jetë të madhe në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Nikolaos Ioannidis në minutën e 22-të realizoi golin e fitores për Niklin ’74, e cila tani 10 pikë në vendin e fundit të tabelës, derisa Prishtina pozicionet e katërta me 26 sosh.