Gjiganti anglez e kërkon Pogba-n

Gjiganti anglez e kërkon Pogba-n

Nuk është vetëm Marseille e Francës që synon të transferojë Paul Pogban.

Mesfushori francez, sipas medieve britanike, kërkohet edhe nga gjiganti anglez, Manchester City.

Francezi është agjent i lirë pasi kontrata iu është ndërprerë në nëntor, ndërsa do të rikthehet në fushën e gjelbër në muajin mars, shkaku që dënimi prej katër viteve i është zbritur në 18 muaj.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, thuhet se mund të vesh fanellën e rivalëve të ‘Djajve të Kuq’, Man Cityt.

City, i cili po kalon në krizë të rezultateve këtë sezon të garave, është në kërkim të zëvendësuesit të Rodrit të lënduar.

Trajneri Pep Guardiola siç raportohet është admirues i madh i Pogbas.

31-vjeçari nga strategu spanjoll shihet lojtar ideal për të ndihmuar Cityn që të dal nga kriza e rezultateve.

Krerët e Cityt thuhet se shumë shpejtë do të kontaktojnë me agjentin e Pogba-s për të shikuar mundësinë e transferimit të francezit në ‘Etihad Stadium’.

Share This