Broja mesazh pas rikthimit: Ndjesi e pabesueshme, faleminderit për mbështetjen!
Armando Broja i ka dhënë fund periudhës më të errët të karrierës të tij duke u rikthyer në fushë me Chelsean.
Sulmuesi shqiptar u rikthye ditën e djeshme për disa minuta me fanellën e klubit londinez në përballjen me Aston Vilën.
Broja e nisi sfidën në stol ndërsa Poçetino vendosi ta aktivizonte në minutën e 79-të, duke zëvendësuar me Moises Kaisedon. Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen minimale duke falënderuar të gjithë ata që punuan për rikthimin e tij.
“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”, ka shkruar reprezentuesi shqiptar.