Cancelo “tmerron” fansat, portugezi shfaqet “i pushtuar” para kamerave (VIDEO)

Cancelo “tmerron” fansat, portugezi shfaqet “i pushtuar” para kamerave (VIDEO)

Joao Cancelo ka lënë fansat të tmerruar pasi u shfaq para kamerave si “i pushtuar” gjatë një interviste pas ndeshjes, duke bërë disa mimika të pashpjegueshme.

Portugezi shënoi golin e fitores së madhe të shtunën mbrëma ndaj Celta Vigos dhe siguriosht gazetarët shkuan për t’i marrë një intervistë, por diçka ndodhi dhe të gjithë u habitën.

Reagimet e tifozëve në rrjetet sociale ishin të shumta, ku të gjithë besonin se Cancelo ishte “i pushtuar” nga djalli.

Disa nga reagimet e fansave në rrjetet sociale:

“Pse shikon në atë mënyrë?”

“Qënka i pushtuar nga djalli..”

“Mos është vampir?”

Cancelo gjatë intervistës shprehur me modesti situatën në atë ndeshje dhe se duhet të përmirësohet.

“Isha i humbur në lojë. Kam bërë shumë gabime teknike që nuk janë normale në lojën time. Më duhej të përmirësohesha dhe t’i ktheja gjërat në favorin tim. U përpoqa të jap gjithçka deri në fund dhe arritëm të përmbysnim rezultatin, e cila kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse luaj mirë, klubi do të më dojë të më mbajë, nëse jo, atëherë do të kthehem andej nga erdha”, është shprehur portugezi i talentuar.

Share This