Atletico Madrid triumfon ndaj Realit në kryederbin spanjoll

Atletico Madrid triumfon ndaj Realit në kryederbin spanjoll

Atletico Madrid ka triumfuar ndaj Real Madridit, me rezultat 3-1, të dielën në kryederbin e kësaj fundjave në La Ligë.

Dueli mes rialëve të mëdhenj madrilen, ka prodhuar një superndeshje dhe katër gola të shënuara.

Alvaro Morata ishte lojtari më meritor për fitoren e skuadrës së Diego Simeones, duke realizuar dy gola në minutën e 4-të dhe 46-të, derisa një gol për Atleticon e shënoi Antonie Griezmann në minutën e 18-të, kurse, për të skuadrën e Carlo Ancelottit golin e vetëm e shënoi Toni Kroos në minutën e 35-të.

Pas kësaj fitore, Atletico Madrid ngjitët në vendin e pestë me 10 pikë, derisa Reali ka pesë pikë më shumë në pozitën e tretë.

Share This