Trajneri i Zvicrës komenton shortin, ja çfarë thotë për Kosovën

Trajneri i Zvicrës komenton shortin, ja çfarë thotë për Kosovën

Sot në Zvicër u tërhoq shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Kosova u shortua në grupin B, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Lidhur me grupin ka reaguar trajneri i Zvicrës, Murat Yakin.

“Është grup i fortë, një sfidë e madhe për ne. Do të luftojmë dhe do të mundohemi ta luajmë lojën tonë në mënyrë që ne ta kemi rolin e favoritit. Kemi ekip të fortë dhe po shikojmë para për këto ndeshje. Ka ende shumë për të kompensuar. Ne u eliminuam nga Kupa e Botës 2018 në Rusi kundër Suedisë dhe nuk kemi fituar në tri ndeshje kundër Kosovës”, ka thënë Yakin për Grupin B të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2026.

Ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror nisin në mars dhe mbarojnë në nëntor të vitit 2025.

Share This