Osmani takon kongresistin Palmer: SHBA-ja aleati ynë kryesor

Osmani takon kongresistin Palmer: SHBA-ja aleati ynë kryesor

Gjatë qëndrimit në Uashington D.C., presidentja Vjosa Osmani është takuar me kongresistin Gary Palmer me të cilin mes tjerash diskutoi për sfidat e sigurisë në Kosovë.

Osmani tha se bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Ajo theksoi edhe njëherë se SHBA-të janë aleati kryesor i Kosovës.

“Zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe siguria e qëndrueshme, janë jo vetëm në dobi të Kosovës, por edhe të vet SHBA-ve, si aleati ynë kryesor që  na ka përkrahur në  ndërtimin e themeleve të  forta të shtetit tonë”.

“Me Kongresistin Gary Palmer, diskutuam për sfidat e sigurisë në vendin tonë dhe përtej. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të  bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, ka shkruar presidentja Osmani në rrjetet sociale, raporton rtk.

Share This