“Jemi klub francez”, Al Khealifi i përgjigjet Lionel Messit
Presidenti i Paris Saint-Germainit Nasser Al Khealifi i është përgjigjur Lionel Messit duke thënë se janë klub francez, prandaj edhe nuk mori mirënjohje pasi fitoi Kupën e Botës.
Messi drejtoi Argjentinën në Katar 2022 duke e fituar titullin e Kupës së Botës për herë të parë pas plot 36 viteve.
Sidoqoftë, në një intervistë së fundmi Messi nënvizoi se ai ishte lojtari i vetëm nga tërë kombëtarja e Argjentinës që s’mori kurrfarë mirënjohje nga klubi.
E tani këtyre kritikave i është përgjigjur Al Khealifi, i cili për “RMC Sport” tha se nuk bën ndonjë festë shkaku që janë klub francez, dhe që Argjentina e kishte mposhtur Francën në finale.
“Siç kanë parë të gjithë, ne kemi publikuar edhe një video, e nderuam Messin në stërvitje dhe festuam në mënyrë private”.
“Por, me tërë respektin jemi klub francez. Sigurisht do të ishte me kuptim që të festonim në stadium, por duhet ta respektojmë klubin që mposhti, njerëzit francezë dhe tifozët tanë. Messi ishte një nga ne dhe është lojtar i pabesueshëm. Jemi krenar që e kemi pasur këtu”, deklaroi ai, shkruan nacionale.
Messi pastaj u largua nga PSG-ja si agjent i lirë për t’iu bashkuar Inter Miamit.