34-shi i PDK-së, Ragip Xhaka
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë, të cilën e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Një ndër kandidatët kryesor nga diaspora, për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës është kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka. Xhaka, babai i dy futbollistëve të njohur Granit e Taulant Xhaka, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garoj me numrin 34 në listat zgjedhore të PDK-së.
Numrin 34 ekskluzivisht PDK-ja e kishte rezevuar për Xhakën, për shkak se djemtë e tij, Taulanti e Graniti e bartin këtë numër në fanellat e tyre.
Në një postim në facebook, Xhaka ka thënë se do të jetë një urë lidhëse e mërgatës me Kosovën në të gjitha fushat e në veçanti në fushën e sportit.
“Sporti do të jetë një nga prioritetet e mia, duke u angazhuar për investime më të mëdha në infrastrukturën sportive dhe për krijimin e mundësive për të rinjtë e talentuar, që ata të zhvillojnë potencialin e tyre brenda Kosovës.”, ka shkruar Xhaka.