Nuk ndalet Liverpooli, s’ka gola në duelin Dinamo Zagreb-Celtic
Klubi anglez, Liverpool ka vazhduar me performancën e mirë në Ligën e Kampionëve.
‘The Reds’ e mposhtën në udhëtim Gironan, me rezultat 0-1, të martën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë në elitë e futbollit evropian.
Dueli mes skuadrës spanjolle dhe skuadrës anglez, ka dhuruar një ndeshje interesante, me raste të shumta, anipse u shënua vetëm një gol.
Salah (63’) shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Liverpoolin, e cila tani ka 18 pikë në krye të tabelës, Girona renditet e 30-ta me vetëm tri pikë.
Ndërkaq, ndeshja mes Dinamos Zagrebit dhe Celtic është mbyllur pa gola.
Dinamo zë vendin e 21-të me tetë pikë, kurse, Celtic ka një pikë më shumë në pozitën e 17-të.