S’ndalet Interi, mposht Empolin

S’ndalet Interi, mposht Empolin

Inter ka arritur fitoren e radhës në “Serie A”, pasi ka triumfuar ndaj Empolit me rezultat minimal 1-0.

Ishte Federico Dimarco realizatori i vetëm në këtë takim, që me shënimin e tij në minutën e 51-të, i dhuroi fitoren e 5 nga po aq ndeshje ekipit të Simeone Inzaghit.

Interi është në pozitën e parë me 15 pikë të grumbulluara dhe në këtë fillim sezoni ka sulmin më të mirë me 14 gola dhe mbrojtjen më të fortë në Itali me vetëm një gol të pësuar.

Share This