Interi e vlerëson lojtar të rëndësishëm Asllanin

Interi e vlerëson lojtar të rëndësishëm Asllanin

Ndonëse ende nuk po ia del të sigurojë vendin e titullarit te Interi, megjithatë, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani nuk do të largohet nga kampionët në fuqi të Italisë.

Pasi luajti diçka më shumë se 20 minuta në ndeshjen e fundit në Serinë A, Inter-Parma, mediat italiane raportojnë se reprezentuesi i Shqipërisë në planet e zikaltërve.

Interi siç raportohet, 22-vjeçarin e sheh lojtar të rëndësishëm edhe pse ai ka luajtur vetëm 251 minuta këtë sezon të garave duke u aktivizuar në vetëm shtatë nga 14 ndeshjet e zhvilluara deri tash.

Share This