Gasperini: Reali nuk më duket në krizë
Atalanta e Gian Piero Gasperinit po përgatitet të përballet me Real Madridin në valën e entuziazmit nga rezultatet e fundit: “Kemi shumë emocione të gjitha së bashku, për Bergamon kjo është një ndeshje e bukur. Do të ketë një entuziazëm të madh, stadiumi do të jetë plot dhe do të luajmë kundër klubit më të suksesshëm në botë”.
“Do të ketë eufori, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse përballemi me një klub të nivelit të lartë. Thonë se janë në krizë, por nuk e di, janë gjithmonë aty në tabelën e ligës, kanë shumë lojtarë me cilësi dhe pastaj është Carlo në pankinë…”.
Gasp analizoi rrugën e deritanishme të dy skuadrave në Evropë: “Ata kanë bërë disa hapa bosh, gjë që nuk është e zakonshme, por jam i sigurt se do të ecin përpara. A jemi në kushtet më të mira të mundshme? Po, mund të jetë një avantazh. Ne jemi të pjekur për të mbajtur këmbët në tokë në këto situata, por mendja është gjithmonë diçka e veçantë, ne duhet të dimë gjithmonë se si të zbresim në çdo ndeshje, rikuperimi i energjisë mentale nuk ka qenë kurrë kaq e dukshme, nuk mjafton t’ua thuash lojtarëve me fjalë”.