Guardiola kritikon arbitrin, shkak kartoni i kuq për Rodri-n

Guardiola kritikon arbitrin, shkak kartoni i kuq për Rodri-n

Fitore po, por me disa nota të hidhura. Manchester City i Pep Guardiolës dje fitoi 2-0 ndaj Nottinghamit, por në fund të ndeshjes strategu spanjoll kritikoi arbitrin e ndeshjes për kartonin e kuq në adresë të Rodri-t.

Guardiola thotë se deri në minutën e 35-të ishte një ndeshje perfekte, por sipas tij, arbitri ndryshoi rrjedhën e lojës.

“Ishte një ndeshje perfekte për 35 minuta nga të dyja palët. Më pas kishte kaos, por nuk është përgjegjësia jonë, nuk është faji as i Nottinghami, por ishte arbitri që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes”, ka thënë trajneri i “Qytetarëve” duke iu referuar kartonëve të verdhë në fund të pjesës së parë.

Share This