Liverpool ndryshon mendjen, gati kontrata e re për Alcantara-n
Liverpooli vjen me një vendim të papritur. Sipas medieve britanike, “The Reds” kanë vendosur ta mbajnë spanjollin Thiago Alcantara.
Spanjolli prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Anfield’, mirëpo, skuadra angleze thuhet se dëshiron ta mbajë në skuadër lojtarin, duke i ofruar kontratën e re.
Alcantara me Liverpoolin ka kontratë deri në qershorin e ardhshëm, por siç raportohet, lojtari do të vazhdojë të vesh fanellën e gjigantit anglez edhe për disa sezone.
Alcantara është i lidhur me rikthimin në vendlindje, ku është duke u monitoruar nga disa klube spanjolle.