Shehi e nis me barazim te Ballkani, pa fitues në Malishevë

Shehi e nis me barazim te Ballkani, pa fitues në Malishevë

Ballkani ka ndarë pikët me Ferizajn, derisa Malisheva ka lëshuar dy pikë ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së 16-të për Superligën e Kosovës.

Trajneri Orges Shehi ia bëri sefte me barazim te Ballkani, skuadër që u ndal me rezultat 1:1 ndaj Ferizajt.

“Xhebrailat” zhvilluan lojë më të mirë, ku kishin posedimin e topit mirëpo që iu mungoi konkretizimi i rasteve.

Walid Hamidi me një gol të bukur i dha epërsinë Ballkanit pas 24 minutave lojë.

Sidoqoftë, kur askush nuk e priste në skenë doli sulmuesi Abdeen Abdul që realizoi nga afërsia me kokë për t’ia fituar një pikë Ferizajt.

Ballkani tani renditet në pozitën e tretë me 27 pikë, plot 10 më pak se lideri Drita ndërsa Ferizaj zë vendin e tetë me 17 sosh.

Ndërkohë, Malisheva nuk ka arritur më shumë se një pikë ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Feronikelit ’74, sfidë që u mbyll me rezultat 0:0.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe më kërkues gjatë tërë kohës por që assesi s’ia dolën t’i finalizonin rastet.

Nikli ndërkohë u mbrojt në mënyrë fantastike duke marrë një pikë me shumë mund.

Malisheva qëndron në pozitën e dytë me 29 pikë kurse skuadra nga Drenasi renditet në fund me shtatë sosh.

Share This