As Smakaj nuk deklarohet në Speciale: Nuk i kam të gjitha materialet e nevojshme

As Smakaj nuk deklarohet në Speciale: Nuk i kam të gjitha materialet e nevojshme

Ish-drejtori i  Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt nuk është deklaruar sot në Gjykatën Speciale, duke thënë se do ta shfrytëzojë afatin kohor.

Smakaj është shprehur se nuk i ka të gjitha materialet e nevojshme për të dhënë sot deklarimin.

“Materialet të cilat i kam pranuar, i kemi shqyrtuar, por pas konsultimit që pata tani, vendos që të shfrytëzojë periudhën kohore prej 30 ditësh që të marrë materiale shtesë dhe të shoh se nuk i kam të gjitha materialet e nevojshme për të dhënë deklarimin sot”, u shpreh ai.

Share This