Starton maratona ‘Prishtina 2023”

Starton maratona ‘Prishtina 2023”

Ka startuar një nga ngjarjet më të mëdha sportive që zhvillohen në vendin tonë maratona e Prishtinës.

Garues vendor dhe evropian tashmë e kanë ‘pushtuar’ kryeqytetin e Kosovës, pasi janë pjesë e maratonës “Prishtina 2023”, ngjarje kjo që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Federata Atletike e Kosovës (FAK), është organizatore e edicionin e 22-të kësaj ngjarje atraktive, e cila po përcillet nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja është më e vogle për dallim nga vitet e kaluar derisa për këtë gare joshëse organizatorët kanë paraparë shpërblime për atletët që zënë tetë vendet e para. Shpërblimet do të jenë për meshkujt dhe për femrat.

Shpërblimet për vrapimin maratonë (42.195 kilometra) te meshkujt dhe femrat:

Vendi i parë (1 mijë euro), vendi i dytë (700 euro), vendi i tretë (400 euro), vendi i katërt (200 euro), vendi i pestë (150 euro), vendi i gjashtë (100 euro), vendi i shtatë (70 euro) dhe vendi i tetë (50 euro). Shpërblimet për vrapimin Gjysmëmaratonë (21.0975 kilometra): Vendi i parë (250 euro), vendi i dytë (200 euro), vendi i tretë (150 euro), vendi i katërt (100 euro) dhe vendi i pestë (50 euro).

Share This