KEK-u prezanton për trajner Neven Plantakun me shumë përvojë

KEK-u prezanton për trajner Neven Plantakun me shumë përvojë

Skuadra e KEK-ut në Ligën e parë te meshkujt e ka prezantuar sonte trajnerin e ri.

“Elektricistët” kanë njoftuar për marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kroat, Neven Plantak.

61 vjeçari, pritet ti bashkohet ekipit që nga ndeshja e ardhshme, me synim inkuadrimin në Superligën e Kosovës për stinorin e ri.

“Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kroat, Neven Plantak për të drejtuar ekipin tonë në vazhdim të stinorit. 61 vjeçari me përvojë të madhe si trajner, në të kaluarën ka drejtuar ekipe të shumta në vende të ndryshme evropiane, përfshirë edhe Trepçën në vendin tonë me të cilin kishte fituar titullin kampion dhe Kupën e Kosovës në vitin 2012”, shkruan njoftimi i klubit, përcjellë “AsistiOnline”.

Trajneri i lindur dhe rritur në qytetin kroat të Zarës, ka drejtuar një mori ekipesh si: Zara, Sonik Puntamika, Alkar e Jazine në Kroaci. Pastaj dy ekipet boshnjake: Posusje e Siroki. Ai ka punuar edhe në Sllovaki me ekipet: Komarno dhe Handlova. Plantak në Kosovë e kishte drejtuar edhe Rahovecin.

Share This