Nënkryetari i LDK-së: Agim Veliu ka pas vullnet, por fatkeqësisht dega e Podujevës nuk e ka kandiduar për deputet

Nënkryetari i LDK-së: Agim Veliu ka pas vullnet, por fatkeqësisht dega e Podujevës nuk e ka kandiduar për deputet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV me autor Gazmend Morina.

Haziri ka folur edhe për mos përfshirjen e Agim Veliut në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë, duke thënë se mos kandidimi i tij erdhi si pasojë e mos propozimit nga dega e Podujevës.

“Krejt kjo ka të bëjë me mënyrën dhe modalitetin që ne kemi bërë në nivele të brendshme të partisë, ku fatkeqësisht dega e Podujevës nuk e kandidu. Agim Veliu ka pas vullnet dhe gatishmëri me u kandidu, por s’ka gjet mbështetje për kandidim”, ka thënë ai.

Share This