Mulolli mundet nga çeku

Mulolli mundet nga çeku

Boksieri shqiptar Miridon Mulolli është mundur nga çeku Miroslav Serban, në turneun që po mbahet në Magdeburg të Gjermanisë, eveniment ky që po vjen live në RTK.

Meçi mes boksierit kosovar dhe çekut, në kategorinë velter, ka dhuruar një duel të fortë, por për disa nuanca çeku ishte më i mirë se Mulolli duke e fituar këtë meç.

Dueli i radhës është mes ish-kampionit të botës Tyron Zeuge nga Gjermania dhe Nasser Bukanya nga Holanda, duel i vlefshëm për kategorinë super të mesme.

Share This