Çfarë Barcelonë? Për tetë minuta përmbyse Celta Vigon
Barcelonës i është dashur tetë minuta lojë në një finish dramatike për të përmbysur Celta Viga-n.
Barcelona mposhti Celta Vigo-n, me rezultat 3-2, të shtunën në kuadër të La Ligës.
Skuadra mike ishte afër fitores së madhe pasi që deri në finish të ndeshjes ishte në epërsi prej 0-2, falë një goli të Larsen (19’) dhe një goli të Douvikas (79’), megjithatë, të besuarit e Xavi Hernandez në fund të kësaj supersfidë jo që vetëm barazuan rezultatin, por edhe fituan ndeshjen.
Padyshim se njeriu i ndeshje ishte Robert Lewandowski (81’, 85’), i cili shënoi dygolësh duke barazuar shifrat në 2-2, derisa pikët e plota katalonasve ua siguroi Cancelo (89’).
Pas kësaj fitore, Barça ngjitët në krye të tabelës me 16 pikë, aq sa Girona në vendin e dytë, kurse, Celta Vigo renditet e 17-ta me katër sosh.