Rrëzimi i qeverisë- Kryeministri francez jep sot dorëheqjen, Macron kërkon zgjidhjen e krizës

Rrëzimi i qeverisë- Kryeministri francez jep sot dorëheqjen, Macron kërkon zgjidhjen e krizës

Kryeministri francez, Michel Barnier, pritet të japë dorëheqjen këtë të enjte (5 dhjetor), një ditë pasi qeveria e tij u rrëzua nga një votë mosbesimi në më shumë se 60 vjet dhe vetëm tre muaj pasi mori detyrën duke shënuar kështu një përmbysje rekord.

Barnier do t’i paraqesë Presidentit Emmanuel Macron dorëheqjen e qeverisë së tij këtë mëngjes, dhe në mbrëmje Macron do mbajë një fjalë para popullit të tij.

Mund t’ju them se do të mbetet një nder për mua që i kam shërbyer me dinjitet Francës dhe francezëve. Ky mocion mosbesimi … do ta bëjë gjithçka më serioze dhe më të vështirë. Kjo është ajo për të cilën jam i sigurt“, tha Barnier në fjalimin e tij të fundit përpara votimit.

Macron ka detyrën e palakmueshme për të zgjedhur një pasardhës të mundshëm me më shumë se dy vite të mandatit të tij presidencial, me disa kundërshtarë që i bëjnë thirrje të japë dorëheqjen. Parlamenti i fragmentuar do të mbetet i pandryshuar pasi nuk mund të mbahen zgjedhje të reja legjislative të paktën deri në korrik.

Mocioni i mosbesimit, i sjellë nga e majta e fortë në Asamblenë Kombëtare, erdhi në mes të një bllokimi mbi buxhetin shtrëngues të vitit të ardhshëm, pasi kryeministri të hënën detyroi një projekt-ligj për financimin e sigurimeve shoqërore pa votim.

Me mbështetjen vendimtare të Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, një shumicë prej 331 deputetësh në dhomën prej 577 anëtarësh votuan për rrëzimin e qeverisë, raporton rtsh.

Share This