MASHTI prezanton rezultatet e projekteve të Erasmus+

MASHTI prezanton rezultatet e projekteve të Erasmus+

Ministria e Arsimit ka prezantuar rezultatet e projekteve të Erasmus+ për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë.

Zëvendësministri i Arsimit, Arsim Ademi ka ndarë të dhëna rreth progresit që ka bërë Kosova në kuadër të programit Erasmus+.

“Nga viti 2015 deri në vitin 2024, më shumë se 10 mijë studentë dhe staf akademik, kanë nga lëvizur në International Credit Mobility Action. Më shumë se 50 bursa janë dhënë përmes këtij programi”, tha ai.

Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Johannes Madsen, e quajti një moment historik i cili pasqyron integrimin në rritje të Kosovës në komunitetin akademik evropian, raporton rtk.

Share This