Sulmohet Liridon Fetahaj, ky është reagimi i Suharekës
FC Suhareka ka dalë me njoftim pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Parë – Grupi A, ndërmjet Istogut dhe Suharekës.
Istogu dhe Suhareka barazuan 1:1 në kuadër të xhiros së pestë.
“Ngjarje skandaloze pas përfundimit të ndeshjes nga futbollistët, zyrtarët dhe shikuesit e pranishëm në stadium. Skena të tilla vetëm sa e dëmtojnë imazhin e futbollit kosovar në përgjithësi. Kërkojmë nga organet kompetente dhe nga organet brenda FFK-së të marrin vendimet e duhura”, ka shkruar Suhareka në Facebook.
Incidentet në këtë ballafaqim kanë ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, pasi rezultatin në 1:1, Suhareka e kishte barazuar në minutën e 96-të. Më pas ka pasur protesta nga ekipi vendës se pse nuk është përfunduar ndeshja më herët.
Më këtë rast është sulmuar futbollisti Liridon Fetahaj.