Man City vazhdon në stilin e kampionit, arkëton pikët e plota ndaj Nottinghamit
Manchester City ka arkëtuar pikët e plota ndaj Nottingham Forest në “Etihad” në kuadër të xhiros së gjashtë në Premier League.
“Qytetarët” janë duke vazhduar me dominimin e plot në kampionatin anglez, ku këtë herë mposhtën Nottinghamin me rezultat 2:0.
Kyle Walker gjeti për mrekulli Phil Fodenin që realizoi nga afërsia për t’i dhënë epërsinë Cityt pas shtatë minutave lojë.
Vendasit vazhduan me të njëjtin ritmin, duke dyfishuar rezultatin përmes Erling Haaland që shënoi lehtësisht me kokë pas harkimit fantastik të Matheus Nunes (14’).
Problemet për Cityn nisën pasi Rodri u ndëshkua direkt me karton të kuq, shkaku që kapi për fyti kundërshtarin.
Sidoqoftë, Nottingham assesi s’arriti ta rrezikojë portën e Cityt pavarësisht se ishin me një lojtar më shumë në fushë.
Me këtë fitore, Man City vazhdon si i pamposhtur në Premier League me 18 pikë të mbledhura, derisa Nottingham bie në vendin e 10-të me shtatë sosh.