Jorginho: Kemi një shans të mirë për ta fituar titullin e Premier League

Jorginho: Kemi një shans të mirë për ta fituar titullin e Premier League

Mesfushori i Arsenalit Jorginho thotë se skuadra londineze ka një shans të mirë për t’u shpallur kampion në këtë sezon.

Italiani beson plotësisht se Arsenal mund të ‘luftojë’ me Manchester Cityn për titullin kampion të Anglisë.

Ai për “Sky Italia” deklaroi: “Jemi vetëm në fillimin e sezonit, ka shumë punë për t’u bërë dhe nuk është asnjëherë e lehtë”.

“Por jemi në rrugën e duhur, duhet të vazhdojmë me dy këmbët në tokë”.

“Të shohim se ku përfundon, por kemi një shans të mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Arsenalin të dielën e pret përballja më e vështirë deri më tani, pasi kanë punë me rivalin lokal Tottenham që këtë edicion kanë qenë fantastik.

Share This