Kurti e Vucic sot në Bruksel, takohen me Kallas

Kurti e Vucic sot në Bruksel, takohen me Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandar Vucic do të jenë sot në Bruksel ku do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë europiane, Kaja Kallas.

Ky takim vjen pak ditë pas shpërthimit që ndodhi në Zubin Potok në kanalin e Ibër-Lepencit, ku kryeministri Kurti akuzoi Beogradin për sulm terrorist.

Ky është takimi i parë i Kallas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që nga marrja detyrës së përfaqësueses së lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, detyrë të cilën Kallas e nisi më 1 dhjetor.

Po ashtu, Kurti e Vuçiq do të marrinm pjesë edhe në darken e punës që do të organizojë Presidenti i ri i Këshiillit Evropian me liderët e Balllkanit Perëndimor.

Share This