Partizani-Tirana në “Air Albania”, ndryshon data e derbit
Partizani-Tirana, derbi i kryeqytetit, nuk do të luhet më 26 shtator ashtu sië ishte parashikuar, por më 19 tetor në “Air Albania”.
Partizani si skuadër pritëse, bashkë me Tiranën kanë bërë kërkesë në FSHF për spostimin e sfidës për të bërë të mundur zhvillimin e tij në “Air Albania”, si një mundësi më e mirë për tifozët e të dyja skuadrave për të ndjekur ndeshjen.
Njoftimi i FSHF-së:
Organizimi i derbit të kryeqytetit dhe mbarëvajtja sa më e sukseshme e kësaj ndeshjeje të rëndësishme ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja Partizani-Tirana e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu luajtur më datë 26 shtator, të spostohet për datë 19 tetor 2023, që ti japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në “Air Albania Stadium”.