Kicker: Transferimi i Granit Xhakës te Bayer Leverkuseni ishte pranë dështimit

Kicker: Transferimi i Granit Xhakës te Bayer Leverkuseni ishte pranë dështimit

Transferimi i mesfushorit Granit Xhaka te Bayer Leverkuseni ishte pranë dështimit shkaku i mosmarrëveshjes për çmimin.

Ylli shqiptar që përfaqëson Zvicrën ka qenë padyshim ndër lojtarët më të rëndësishëm te Leverkuseni në sezonin e kaluar, ku e fituan titullin dhe Kupën e Gjermanisë pa pësuar asnjë humbje.

Sidoqoftë, “Kicker” ka zbuluar prapaskenat se si marrëveshja ishte pranë dështimit shkaku i mospajtimit në çmim.

Sipas raportit, drejtori ekzekutiv i Leverkusenit Fernando Carro u largua nga dhoma i nervozuar gjatë negociatave me Arsenalin. Transferimi ishte pranë dështimit shkaku i vlerësimit të ndryshëm nga dy klubet për çmimin e lojtarit.

Mirëpo, ishte drejtori sportiv Simon Rolfes që arriti ta qetësonte situatën dhe pastaj e mbylli marrëveshjen. Xhaka kaloi pastaj në Gjermani për 15 milionë euro duke u bërë menjëherë lider.

Rëndësia e Xhakës vazhdon të jetë e madhe, ku nuk ka munguar as edhe një minutë në Bundesliga këtë sezon, kurse ka kontratë me Leverkusenin deri më 2028, shkruan nacionale.

Ai ndër të tjera u bë shqiptari i parë që nominohet për Topin e Artë, që në aspektin individual është ndoshta arritja më e madhe në tërë karrierën si futbollist.

Share This