Zelensky: Jo anëtarësim në NATO pa territoret e pushtuara nga Rusia

Zelensky: Jo anëtarësim në NATO pa territoret e pushtuara nga Rusia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë idenë e anëtarësimit në NATO pa territoret e saj të pushtuara nga Rusia, në një konferencë për shtyp me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Një ftesë për Ukrainën për t’u anëtarësuar në NATO është një gjë e nevojshme për mbijetesën tonë, por nuk mund të ketë ftesë në NATO vetëm për një pjesë të vendit”, deklaroi Zelensky.

Ai theksoi se një veprim i tillë do të njihte në mënyrë efektive humbjen e territorit të kontrolluar nga Rusia, diçka që Ukraina nuk do ta pranojë kurrë.

Si rezultat, Zelensky theksoi se ”anëtarësimi në NATO mund të shtrihet vetëm në Ukrainë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Por, në një intervistë të fundit, Zelensky kishte sugjeruar se garancitë e sigurisë së NATO-s mund të zbatoheshin vetëm për zonat e kontrolluara nga qeveria të Ukrainës.

Ukraina është mbrojtur nga pushtimi i plotë i Rusisë për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Moska aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, duke përfshirë Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014.

Anëtarësimi në NATO është një komponent kyç i “planit të fitores” të Zelenskit, i paraqitur në tetor. /ATSH/

Share This