Guardiola tregon sa do të mungojë ylli i skuadrës së tij
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në konferencën për media në prag të përballjes me Nottingham Forest, ka folur edhe për lëndimin e Bernardo Silvas.
Sipas strategut spanjoll, portugez do të jetë larg fushës për të paktën dy javë.
“Nuk e di sa do të jetë jashtë, një ose dy javë. Ai ka një lëndim të vogël”, ka thënë Guardiola.
Sipas tij, ndeshjet e shumta bëjnë që lojtarët të pësojnë lëndime.
“Ne kemi luajtur shumë ndeshje radhazi pa pushim. Kërkohet shumë përpjekje nga lojtarët tanë. Goditjet vijnë. Ky është futbolli”, ka theksuar Guardiola.
Ai është i bindur se të besuarit e tij, do të vazhdojnë me formën e mirë edhe në duel me Nottingham Forest.