Kupa e Botës për Klube 2025, ja 32 skuadrat e kualifikuara

Kupa e Botës për Klube 2025, ja 32 skuadrat e kualifikuara

Botafogo fitoi Copa Libertadores për herë të parë në historinë e saj, duke u bërë gjithashtu skuadra e tridhjetë e dytë dhe e fundit e kualifikuar për Kupën e Botës për Klube 2025 të planifikuar për verën e ardhshme.

Turneu i ri do të zhvillohet në SHBA nga data 15 qershor deri më 13 korrik. Shorti i grupeve do të hidhet të enjten më 5 dhjetor në orën 19:00.

Nga Evropa janë kualifikuar 12 skuadra: Inter, Juventus, Manchester City, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint Germain, Porto, Benfica, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Salzburg.

Paketa e klubeve nga Amerika Veriore dhe Qendrore përbëhet nga 6 klube, përveç Inter Miami (fitues i sezonit të rregullt MLS), janë meksikanët e Monterrey, Leon, Pachuca dhe gjithashtu amerikanët Seattle Sounders.

Nga Amerika e Jugut do të marrin pjesë Botafogo, Palmeiras, Flamengo dhe Fluminense (fitues të Copa Libertadores në katër sezonet e fundit) si dhe River Plate dhe Boca Juniors të ftuar.

4 janë skuadrat nga Afrika: egjiptianët e Al Ahly, marokenët e Wydad, tunizianët e Espérance dhe afrikano-jugorët e Mamelodi Sundowns. Për Oqeaninë vetëm 1: Zelandezët e Re të Auckland City.

Së fundi, Azia do të sjellë 4 skuadra: arabët e Al Hilal, japonezët e Urawa Red Diamonds, koreano-jugorët e Ulsan dhe Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Share This