Rama fton diplomatët të aplikojnë për Misionin e Shqipërisë në Bruksel

Rama fton diplomatët të aplikojnë për Misionin e Shqipërisë në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka ftuar të gjithë diplomantët e profesionistët e marrëdhënieve ndërkombëtare të aplikojnë për të qenë pjesë e Misionit të Shqipërisë në Bruksel.

Rama thirrjen e bëri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ai tha se përfaqësia e shtetit shqiptar do të rritet sin ë numër e po ashtu edhe në ekspertizë.

“Mirëmëngjes dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkurruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, ka shkruar ai.

Share This